Trajneri i Manchester Cityt, Guardiola është shprehur se skuadra duhet të sistemohet, pasi në grup është një numër i madh lojtarësh.
“Kemi një skuadër të ngarkuar dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Është e vështirë. Nuk kam asnjë ide, do të shohim me klubin se cilat do të jenë shkurtimet. Do të flasim edhe me lojtarët.
Por do të pushojmë, do të kthehemi në ditët në vijim dhe do të fillojmë Premier League. Sezoni do të jetë shumë i gjatë dhe shumë gjëra mund të ndodhin. Ky është realiteti”.
