Pas një viti katastrofik, Manchester United po përgatitet për sezonin e ri.

Marcus Rashford nuk është midis lojtarëve të zgjedhur për të qenë pjesë e ekipit për sezonin e ri. Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano,  sulmuesi s’është në planet e Amorim për vitin e ardhshëm.

Prandaj, largimi i tij është i pashmangshëm. Si klubi, ashtu edhe përfaqëusesit e lojtarit, në fakt, po punojnë për të gjetur skuadrën e re.

Rashford  vjen pas një gjysmë sezoni të shkëlqyer, teksa në huazim te Aston Villa realizoi 4 gola dhe dhuroi 6 asiste në 17 ndeshje. Lidhur me destinacionet e mundshme, anësori anglez pranoi së fundmi se do të donte të luante te Barcelona përkrah Lamine Yamal.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb