Italia po bën përgatitjet e fundit për sfidën kundër Zvicrën, një ndeshje jetike, pasi në tavolinë është kualifikimi për në Botëror. Roberto Mancini ka nisur të bëjë llogaritë dhe i duhet të gjejë një zgjidhje të shpejtë pasi ditë pas ditë sheh ti dëmtohen titullarë të rëndësishëm. Emergjente mbetet faza sulmuese pasi pa Ciro Immobile, tekniku italian po mendon një zgjidhje ndryshe, të luaj me Insigne si një 9 fals.

Insighne
Insighne

Nuk përjashtohet as mundësia për të aktivizuar një ndërmjet Belotti, Raspadori apo Bernardeschi, por për momentin ideja më bindëse është ajo me Insigne si 9 fals dhe me Berardi e Chiesa nga krahët. Listës së gjatë të mungesave, së fundmi iu shtuan edhe Chiellini, duke bërë që Mancini të ndryshojë edhe një herë kartat, vendin e tij në qendër të mbrojtjes pritet ta marrë Acerbi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb