Kreu i PD Sali Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për vjedhjen  e zgjedhjeve të 11 majit.

Berisha tha se konkluzioni i Këshillit të Europës e tha qartë që procesi ishte një farsë.

“Manipulator të votës së Diasporës. Në 11 maj forca politike bazuar në krim e drogë nuk është fituese. Zgjedhjet i rrëmbeu. Konkluzioni i Këshillit të Europës që duhet të ndahet partia nga shteti, dhe kjo mjafton të dënojë ‘me vdekje’ farsën që u zhvillua. Ne në zotimet tona se do mbrojmë votën ia dolën. Never morë”, tha ai.

Pjesë nga fjala Berishës;

Parafolësi është një nga kriminelët elektorale më të mëdhenj të vendit.
Është një nga manipulatorët më kryesorë në bashkëpunim me kartelet e drogës, dokumentet janë të gjitha, dhe manipulatorët e votës së diasporës.
Ky është realiteti.
Për sa i përket pretendimeve, unë garantoj shqiptarët se kurrë më 11 maj, forcat politike e bazuar në krimin, drogën, nuk është fituese.
Zgjedhjet i rrëmbeu me metodat më antiligjore dhe më antikushtetuese.
Rekomandimi i Këshillit të Europës që në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti, dëshmon se në Shqipëri zgjedhjet nuk u zhvilluan midis partive, por midis shtetit partiak dhe partive politike.
Mjafton ky rekomandim të dënojë me vdekje procesin zgjedhor, farsën që u zhvillua.
Ndaj dhe u garantoj që s’do mund ta zhvilloni më atë farsë.
Për ne, në ato premtimet, zotimet tona se do mbrojmë votën, ne ia dolëm.
Por e themi këtu, kurrë më.
Kurrë më.
Hiqeni nga mendja!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: