Kryeministri Edi Rama ishte sot për një inspektim në ndërtimin e Korridorit të VIII, ku u ndal në shembjen e ndodhur te Arra e Gurrës, që paralizoi për 11 ditë juglindjen.
Ai u shpreh se fajtor për atë që ndodhi ishin kushte atmosferike dhe shirat e vazhdueshëm që shkaktuan rrëshqitjen dhe jo gërryerja e shtratit të lumit.

Edi Rama: Tollovia që u shemb rruga nga punimet, është një manipulim dhe perversitet i madh sepse këtu jemi në aksin e vjetër, aksi i ri nuk është ndërtuar ende. Ajo atje është një rrëshqitje e shkaktuar nga faktoi gjeologjik i ngarkuar nga shirat.

Kriminale në lidhje me publikun, por kur ka zhurma të mëdha duhet të presësh të bjerë fryrja e madhe e një plage për ta adresuar pastaj, ndryshe nuk të dëgjon njeri, është një plagë e kësaj natyre ku mjafton të vish ta shohësh dhe kupton ku je dhe se nuk ka dorë njeriu ta shkaktojë nga paaftësia

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb