Partia Demokratike ka denoncuar manipulim me procedurat në Porto Romano, ku qeveria akuzohet se ka favorizuar operatorin në tenderin e portit

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë nga selia blu u shpreh se operatori ekonomik është lejuar të tërhiqet pa asnjë pasojë.

“Disa ditë më parë, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë konfirmoi publikisht anulimin e tenderit për ndërtimin e Portit të ri tregtar në Porto Romano (Faza I), pas tërheqjes së vetë ofertuesit të vetëm, me justifikimin e rritjes së kostove në tregjet ndërkombëtare.
Kujtojmë se afati i fundit për paraqitjen e ofertave sipas procedurës së rishpallur për këtë tender me vlerë rreth 400 milionë euro ishte data 7 shkurt 2025.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në databasën e këtij tenderi Seksioni I: Udhëzime për Operatorët Ekonomikë, Tërheqja, Zëvendësimi dhe Modifikimet pika 19/3, shkruhet:
‘Asnjë ofertë nuk mund të tërhiqet, zëvendësohet ose modifikohet pas afatit të fundit për paraqitjen e ofertave’. Mesa duket, operatori ekonomik është lejuar të tërhiqet pa asnjë pasojë.
Cili është penaliteti për operatorin ekonomik nëse ndodh tërheqja e tij nga gara në këtë fazë?…..
AK në këtë rast Autoriteti Portual Durrës duhet të konfiskojë sigurimin e ofertës që në rastin konkret ishte jo pak por 7.9 milion euro.

Me shumë gjasa kjo nuk ka ndodhur…

Skandali tjetër qëndron në faktin se deri sot 2 prill 2026, kjo procedurë rezulton ende ‘aktive’ në sistemin zyrtar të tenderave, ndërkohë që vetë ministri deklaron publikisht se tenderi ka dështuar.

Kjo tregon qartë një përpjekje për të manipuluar procedurat dhe për të shmangur përgjegjësitë ligjore.
Përballë kësaj situate, lindin pyetje të rënda që kërkojnë përgjigje të menjëhershme:
Pse nuk janë zbatuar afatet ligjore dhe pse nuk është kryer njoftimi zyrtar për anulimin e tenderit?”, u shpreh ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb