Publikimi i jetës private në “Reality shoë” ka provokuar debate në emisionin “Jeta pa filtër” i autores Ervisa Lula. Personazhe si Generda Braçe apo Jona Kalemaj kanë treguar përvojën e tyre, presionin e produksionit apo edhe të publikut.

Në komente Robert Aliaj, artist, analist e pjesë e shumë spektakleve me qëndrimet e tij origjinale shprehet me kritika për ndërhyrjet me skenare e ndikime nga regjia mbi personazhet, duke i devijuar konceptit të spontanitetit, madje tregon edhe ruajtjen e pozicionit të tij dhe lirisë së shprehjes.

Dasara Karaiskaj, gazetare e thotë se personat që shkojnë në këto spektakle po përdoren dhe përfitmet janë anasjelltas, duke shtuar se vetë nuk do shkonte asnjëherë në “Reality show”.

Sa i përket vërtetësisë së emocioneve dhe dëshirës për të patur një njohje me Saimir Kasemin, Generda duket se kthen gjithë rrjedhën e atij spektakli kur befason me fjalët: “Nuk i dihet. Kurrë nuk them kurrë…” E pyetur për Merin e përzgjedhur për të vazhduar njohjen, Generda thotë se ka qeshur me vete në ato çaste kur iu dha vendimi, e zhgënjyer nga sjellja e tij.

E ftuar në emision, Jona Kalemaj, ish-banore e “Big brother” tregon vështirësitë e konfliktet mes banorëve, debatet edhe për bukën apo thashethemet. Jona flet për herë të parë nëse manipuloheshin a ndikoheshin nga regjia, ndërsa shton se pa e kuptuar ka patur edhe “penalitete” të vogla. Në fund Generda e Jona tregojnë se deri ku është cënuar jeta e tyre private.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: