Në Vlorë, gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, ministrja e Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, theksoi përkushtimin e vendit për një sistem drejtësie të besueshëm, efikas dhe të digjitalizuar.

Ai nënvizoi suksesin e reformës në drejtësi dhe përmbylljen e procesit të vettingut si hapa kyç për konsolidimin e sistemit gjyqësor. Ministri shtoi se po implementohet një strategji për reduktimin e çështjeve të mbartura (backlog) dhe digjitalizimin e shërbimeve gjyqësore.

Manja shtoi se Shqipëria do të jetë mikpritëse e Kongresit Botëror të Drejtësisë në vitin 2027, duke dëshmuar progresin e vazhdueshëm drejt një drejtësie moderne dhe transparente.

Postimi i ministrit të Drejtësisë së Shqipërisë:

Nga Vlora, në Konferencën Ndërkombëtare të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, e organizuar nga Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë dhe CEELI, ndava vizionin tonë për një sistem drejtësie të besueshëm, efikas dhe të digjitalizuar.

✅ Reforma në drejtësi dhe përmbyllja me sukses e procesit të vettingut kanë hapur rrugën për një sistem të konsoliduar.

✅ Po zbatojmë një strategji të qartë për reduktimin e backlog-ut dhe digjitalizimin e sistemit gjyqësor.

✅ Në vitin 2027, Shqipëria do të jetë mikpritëse e Kongresit Botëror të Drejtësisë, si dëshmi e progresit tonë të qëndrueshëm.

#Shqipëria2030 #MinistriaeDrejtësisë #Efikasitet #Digjitalizim

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: