MAQEDONI- Deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi në “Click Plus” ka treguar shkakun kryesor pse nuk është arritur marrëveshja BDI-VMRO. “VMRO-DPMNE nuk ka pasur gadishmëri për mbështetjen e Prokurisë Speciale Publike, prandaj edhe nuk është arritur edhe marrëveshja”, u shpreh Talat Xhaferi. Ai theksoi se që nesër fillojnë diskutimet në selinë e partisë për të zhvilluar bisedimet për mundësinë e dytë që e shtroi BDI në tryezë të kryesisë, dhe që është koalicionim me LSDM-së, poqëse ai i pranon deklaratën dhe platformën shqiptare.
(BalkanWeb)