QAFE-THANE- Maqedonia vijon të bllokojë në kufi prodhime shqiptare, një situatë e cila vijon prej disa ditësh. Për shkak të disa analizave të cilësisë së këtyre produkteve, pala maqedonase i ka bllokuar sot në Qafë-Thanë katër kamionë me domate.

Një ditë më parë, në pikën e kalimit kufitar të Bllacës, pala maqedonase bllokoi të tjera prodhime.
Në një takim të mbajtur dje në Tiranë mes ministrave të vendeve të Europës Juglindore, që synon të forcojë bashkëpunimin në këtë sektor, ministri Panariti është shprehur se:

“Ngjarje të kësaj natyreduhet të evitohen me bashkëpunim mes vendeve, duke njehsuar praktikat, procedurat, standardet, duke zbatuar jo në mënyrë diskriminuese marrëveshjet fitosanitare sepse gjërat bëhen edhe në emër të tyre. Këto ngjarje marrin edhe trajtën e luftërave tregtare. Jam i bindur që do të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme”.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Sekretariatit Rajonal për Zhvillimin Rural, Bordan Iliç, tha se në emër të qeverisë maqedonase po punojnë për të lehtësuar këtë konfliktin duke u mundur të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme.

Pavarësisht takimeve të zhvilluara mes përfaqësuesve të ministrive të Bujqësisë të të dyja vendeve, bllokimi i produkteve shqiptare në kufirin me Maqedoninë është një ngjarje e përsëritur.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: