U luajtën dje 9 takimet e para të vlefshme për Ligën e Kombeve një turne i ri i ideuar nga UEFA për të zhdukur miqësoret por edhe një mënyrë për skuadrat e vogla që nëpërmjet këtij turneu të fitojnë një biletë për në Euro 2020.

Maqedonia ka bërë një nisje të mirë në Ligën D, pasi ka fituar 2-0 ndaj Gjibraltarit në transfertë. Golat e Triçkovskit dhe Alioskit që në pjesën e parë të ndeshjes vulosën fatin e kësaj ndeshje. Maqedonia cilësohet si një prej skuadrave favorite për të fituar jo vetëm në grupin e saj, por në të gjithë Ligën D.

Surpriza, në një turne i cili pritet të ketë shumë të tilla, është barazimi pa gola i Andorrës në fushën e Letonisë. Skuadra e vendit të vogël ka arritur t’u bëjë ballë mirë vendasve duke treguar se ndoshta mund të ndikojë në grupin e saj nëse vazhdon me ndeshje të tilla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb