SHKUP- Pas votimit “pro” anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ka shkarkuar nga detyra ambasadorin e Maqedonisë në Francë, njëherësh edhe përfaqësues në misionin e UNECO-s, Agron Buxhaku.

Edhe pse mandati i Buxhakut si ambasador përfundon më 4 dhjetor të këtij viti, gazeta KOHA në Maqedoni merr vesh se dekreti i shkarkimit të tij nga posti i Ambasadorit ka ardhur pas votimit “pro” anëtarësimit të Kosovës në UNESCO si dhe fjalimit të tij në mbështetje të Kosovës në Këshillin Ekzekutiv të UNESCO-s, ditë më parë.

Buxhaku si ambasador në Francë është emëruar në vitin 2009, ndërkaq më parë ka qenë ministër i Lidhjeve dhe Transportit.

Tashmë nuk dihet se cila do të jetë vota e Maqedonisë në nëntor të këtij viti, kur Këshilli i Përgjithshëm i UNESCO-s do të duhet të vendosë për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë mision ndërkombëtar shumë të rëndësishëm.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb