Marash Kumbulla është rikthyer te Roma dhe do të stërvitet nën drejtimin e Gian Piero Gasperini të dielën, por e ardhmja e tij mbetet ende në pikëpyetje.

Për momentin, ai po qëndron Të jemi të qartë: askush nuk do ta largojë qendërmbrojtësin shqiptar, veçanërisht atë, pasi trajneri i ri i verdhekuqve ka shumë pak mbrojtës në dispozicion. Ky reaprt duhet të forcohet, padyshim, por ekziston edhe çështja se kush mund të ndihmojë ende: ky është pikërisht rasti i ish-lojtarit të Hellas Veronas, i cili u rikthye nga një periudhë huazimi te Espanyol.

Në Katalonjë, Kumbulla e gjeti veten përsëri, duke filluar dhe duke luajtur një sezon të fortë, madje duke shënuar tre gola në 35 ndeshje.

Kjo performancë pozitive kishte shtuar zërat në lidhje me një rikthim të mundshëm në Katalonjë , por drejtori sportiv i Espanjolit, Garagarza, e ka hedhur poshtë këtë mundësi.

“Është e qartë se ai na ka dhënë shumë. Ka vlera futbollistike dhe personale që kanë lënë shenjë. Që nga sot, opsioni i blerjes së Kumbullës nuk është i zbatueshëm. Nuk e di pas dy javësh. Duke bërë një përpjekje të konsiderueshme financiare për një situatë me katër mbrojtës qendrorë…Nuk jam optimist, e mbylli diskutimin e tij drejtori i Espanyol i pyetur mbi opsionn erikthimit të qendërmbrojtësit në Spanjë.

Kumbulla është rikthyer nga huazimi i tij te Roma. Në ditët në vijim pritet të mësohet më shumë për të ardhmen e Kumbullës dhe faktit nëse tekniku i sapoardhur në Romë, Gian Piero Gasperini do të vendosë ta mbajë në skuadër shqiptarin edhe për sezonin e ardhshëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: