Joshjes së tij latine femrat nuk i rrezistojnë dot dhe ai Marc Anthony, këngëtari amerikan me origjinë portorikane, ish bashkëshorti i Jennifer Lopez, nuk zhgënjen.
Zjarri i tij i ri duket se është modelja italiane Raffaela Modogno, me të cilën është shfaqur në një pozë kompromentuese, të cilën e ka publikuar këto ditë në Instagram.
“Making memories. Happy Memorial Day weekend. Wishing you the best”, shkruan këngëtari .
Marc Anthony ka qenë i martuar tre herë. Nga viti 2000 në 2004 me modelen dhe artisten Dayanara Torres, me të cilën ka 2 fëmijë.
Nga 2008 deri në 2011 me Jennifer Lopez me të cilën ka binjakë. Në fund të 2014 u martuar me modelen Shannaon de Lima, me të cilën ka pak kohë që është divorcuar.
Mesa duket jeta sentimentale e artistit ka një rol të rëndësishëm në jetën e tij sepse pavarësisht divorceve ai gjithmonë është në mes të femrave.
(da.xha/BalkanWeb)
