Pasi bëri të ditur se do të largohet nga PSG, Kylian Mbappe njoftoi se para Europianit do zyrtarizojë skuadrën e re. Për momentin, fokusi i sulmuesit është në Paris, për të mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kalimi te Real Madrid duket punë e kryer, një ëndërr që po bëhet realitet. E vetmja pikëpyetje mbetet data e anonçimit të madh, që po pritet me padurim nga fansat e Mbappe dhe ata të Los Blancos.

Në bazë të asaj që shkruan Marca, do jetë vetë Mbappe që do të vendosë se kur e do zyrtarizimin në Madrid. Ajo që mund të thuhet me siguri është se do pritet fundi i sezonit me PSG, me këta të fundit që janë në garë për Kupën e Championsin, ndërsa kampionati është histori e mbyllur pasi ekipi i Enriques është i shkëputur ndjeshëm.

(J.S/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: