Ministri i Jashtëm i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, do të udhëtojë nesër, të enjten, më 23 tetor, drejt Izraelit, në vazhdën e vizitës së nënkryetarit amerikan, J.D. Vance, njoftoi sot qeveria izraelite.

“Ministri i Jashtëm Marco Rubio do të rikthehet në Izrael këtë javë”, deklaroi Shosh Bedrosian, zëdhënëse e Zyrës së Kryeministrit izraelit, gjatë një konference për shtyp.

“Ai do të mbërrijë të enjten”, tha ajo, dhe sipas burimeve zyrtare, takimi me kryeministrin Benjamin Netanyahu është planifikuar për të premten, më 24 tetor.

Vizita e Rubio-s vjen në një moment kur zëvendëspresidenti J.D. Vance dhe i dërguari i posaçëm i SHBA, Steve Witkoff, ndodhen tashmë në Izrael për të promovuar planin e paqes së propozuar nga administrata e Donald Trump për një zgjidhje të qëndrueshme në Rripin e Gazës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: