Mesfushori italian Marco Verratti ka zgjatur “me një sezon suplementar, deri më 30 qershor 2020” kontratën e tij me Paris SG, bëri të ditur klubi francez të hënën.

23-vjeçari i ardhur në korrik të 2012, është shprehur se “ndihet i lumtur” për zgjatjen e kontratës, me ambicie për “t’u bërë ekipi më i mirë në Evropë”. Verratti “është një prej talenteve të mëdha të futbollit evropian” dhe një “prej idhujve të Parc des Princes”, është shprehur presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaïfi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: