Chelsea dhe trajneri Enzo Maresca ndanë rrugët përfundimisht. Pas ndërprerjes së bashkëpunimit, Maresca bëri komentin e tij.

“Largohem me qetësinë e brendshme se po e lë një klub prestigjioz si Chelsea aty ku e meriton të jetë”.

“Dua të falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen e tyre gjatë 18 muajve të fundit. Mbështetje që ishte vendimtare në kualifikimin për Ligën e Kampionëve, fitimin e Ligës së Konferencës dhe fitimin e Kupës së Botës për Klube.

Fitore që do t’i mbaj gjithmonë në zemër. Një falënderim i veçantë për të gjithë lojtarët që më kanë shoqëruar në këtë udhëtim të mrekullueshëm“- tha Maresca.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb