BRITANI E MADHE – Një ushtare mahnitëse është bërë yll i rrjeteve sociale. Maria Miri Domark 21 vjece është nga Izraeli dhe po thyen “Instagram-in” në të gjitha kuptimet e fjalës. Ajo ka mbi 1 miliard ndjekës.
Biondia bukuroshe nuk di vetëm të përdorë arsenalin e saj fizik, por di edhe të përdorë çfarëdolloj arme zjarri si një profesioniste e vërtetë.
Një vajzë seksi dhe me një fytyrë engjëllore, duket e pabesueshme që për shumë kohë Maria ka qenë ushtare e nivelit të lartë përgatitor në ushtrinë izraelite.
Maria për herë të parë ka tërhequr vëmendjen e internetit para disa viteve, kur ishte e rekrutuar në ushtri. Tashmë ajo e ka përfunduar shërbimin dhe falë famës që ka marrë, ka nisur edhe karrierën si modele.
(BalkanWeb)
