Ka kaluar më shumë se gjysmë shekulli nga vdekja e Marilyn Monro, por disa fakte për vdekjen tragjike të saj mbeten ende të paqarta.

Zbulimet e fundit shokuese vijnë nga Abbott & Hast, një zyrë funerali, që u mor me trupin e divës, kur ajo vdiq.

’Dukej shumë më e vjetër, pak e kuruar, kanë thënë ato në librin e ri. Në mes të gjërave të saj gjetëm edhe gjokse falco, të cilat shërbenin për të fshehur dekoltenë e saj të vërtetë. Kur lëvizëm çarçafët, që e mbulonin, ishte e pabesueshme të besoje që ishte Marylin.

Dukej një femër e zakonshme, më e vjetër se mosha e saj. Sigurisht që vdekja i kishte përkeqësuar më shumë kushtet e saj por ajo nuk njihej’.

Në momentin e vdekjes Monroe përfaqësonte një imazh shumë ndryshe: ’Kishte shenja në fytyrë dhe në qafë ishte e fryrë.

Flokët i kishte të shkurtra dhe dukeshin të palyera prej kohësh, sepse rrënja ishte e errët. Këmbët ishin të padepiluara dhe buzët shumë të plasaritura.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: