Një festë ditëlindjeje që ka tërhequr jo pak vëmendjen këtë javë ka qenë edhe ajo e bukuroshes së “Top Channel”. Në
përvjetorin e saj të 25-të, Marina Vjollca ka organizuar disa festa të ndryshme, me miqtë dhe familjarët. Mbrëmjen e parë, moderatorja ka zgjedhur të festojë me femrat e familjes.
Në një nga restorantet më luksoze të kryeqytetit, Marina ka ftuar familjen për një darkë intime. Megjithatë, shumë shpejt ajo vetë, si dhe e motra, Luana, kanë bërë publike fotot nga kjo darkë. Ajo që bie në sy është sharmi që këto femra kanë. E teksa i shikon të gjitha bashkë, nuk është e vështirë ta kuptosh se nga i kanë trashëguar dy motrat genet e bukurisë.
Megjithatë ditëlindja nuk është mbyllur me kaq për prezantuesen e “Procesit Sportiv”. Fundjavën ajo ka zgjedhur ta kalojë në bregdet, ku ka bërë një foto krejt e vetme, buzë detit, duke shkruajtur poshtë: 25. Nuk dihet ende se nga kush
është shoqëruar bukuroshja në Durrës për të vijuar festimet e përvjetorit, por këtë herë ka qenë realisht një festë shumë e ngushtë, pa pasur mundësi të merren vesh shoqëruesit e saj.
Dhe si për ta mbyllur këtë festë që ka zgjatur disa ditë, Marina ka zgjedhur kolegët e emisionit të sportit. Pas punës në studio, ajo së bashku me stafin e ngushtë ka zgjedhur një nga lokalet në zonën e ish-Bllokut, për të vazhduar festën me pica e muzikë në sfond. Ajo që mbetet mister janë dhuratat që ka marrë bukuroshja, por, si për të qenë brenda traditës së familjes, dihet që lulet nuk kanë munguar.
(m.k/VipPages/BalkanWeb)
