TIRANE – Eli Fara dhe vajza e saj Marina janë padyshim femrat më seksi të showbizit shqiptar. Për këngëtaren shqiptare vitet sikur kanë ndalaur sepse ajo është gjithmonë e re dhe në formë.

E shtrenjta ime faleminderit❤️❤️je pasuria me e madhe qe kam ?@elifaramari

A post shared by Marina Fara ? (@marinafara.official) on


Ndërsa Marina sa vjen e bëhet më e komentuar, sidomos për format trupore dhe fotot provokuese që poston çdo ditë në rrjetet sociale. Marina feston sot ditëlindjen dhe në këtë ditë nuk mund të mungonte një urim nga mamaja e saj.

Si fillim këngëtarja i ka dërguar të bijës një buqetë me lule, të cilën kjo e fundit e ka bërë publike në Instagram. Ndërsa më vonë këngëtarja shqiptare ka postuar një video nga momentet më të bukura me Marinën.

Me këtë postim Eli ka zbuluar edhe se Marinën me përkëdheli e thërret Marushka. “Gëzuar ditëlindjen. Edhe 100 Marushka ime. Qofsh e lumtur gjithë jetën. Të dua shumë jeta ime”, shkruan Eli Fara.


(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: