ITALI – Kujt i përket barku i madh që Mario Balotelli ka postuar në profilin e tij në Instagram?! Sulmuesi i Nicë do të bëhet sërish baba?! Në anë të fotos së postuar nga futbollisti italian shkruhej “Loading…”
E dashura e fundit me të cilën është fotografuar futbollisti është Serena një vajzë nga Lecce për të cilën nuk dihet shumë. Të jetë i Serenës barku në profilin e Balotellit?!

Për momentin futbollisti ka vendosur që t’i mbajë ndjekësit e tij me frymën pezull, duke mos zbuluar fytyrën e nënën së bebes që do të vijë në jetë shumë shpejt. SuperMario ka edhe një vajzë 4-vjeçare Pia me ish- të dashurën e tij Raffaella Fico.
(er.cu/BalkanWeb)
