“NATO do të vazhdojë bashkëpunimin me Danimarkën dhe Groenlandën për çështjet e sigurisë në rajonin e Arktikut”, deklaroi sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Mark Rutte.

Rutte është takuar me Ministrin danez të Mbrojtjes Threls Lund Poulsen dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Groenlandës Vivian Motzfeld, për të cilën tha se diskutuan për Groenlandën dhe sigurinë.

“Diskutuam se sa i rëndësishëm është Arktiku, përfshirë Groenlandën, për sigurinë tonë kolektive dhe se si Danimarka po rrit investimet në kapacitetet kyçe. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku si aleatë për këto çështje të rëndësishme”, shkroi Rute në Platformën X.

Sipas mediave daneze, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nuk iu drejtua gazetarëve pas takimit, por nga ana e tij ministri danez theksoi se takimi ishte “produktiv, pavarësisht situatës së tensionuar”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb