Ylli i ” Supernatural”, Mark Shepard pësoi gjashtë sulme në zemër dhe për fatin e tij të madh, u mbajt në jetë nga ndërhyrja e mjekëve.

“Nuk do ta besoni këtë! Isha në një takim dje kur u rrëzova në kuzhinë ”, shkroi aktori, i cili luajti Crowley në serialin hit të CW, përmes Instagramit të shtunën.

“Gjashtë sulme masive në zemër më vonë dhe pasi u riktheva nga të vdekurit, me sa duket pata një bllokim 100% në arteries zbritëse anteriore të majtë”.

Aktori 59-vjeçar ka ndarë një selfie në të cilën ishte shtrirë në një shtrat spitali.

“Shanset e mia për të mbijetuar ishin pothuajse zero. Ndihem mirë. Nesër kthehem në shtëpi!” ka shkruar ai në mbishkrim.

Mark Sheppard gjithashtu përshëndeti gruan e tij, Sarah Louise Fudge, Departamentin e Zjarrfikësve të Los Anxhelosit dhe stafin e spitalit që u kujdes për të.

Fansat, si dhe yjet e tij të ‘Supernatural’, iu përgjigjën komenteve duke dërguar urimet e tyre për një shërim të shpejtë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: