Federata Mbretërore e Futbollit e Marokut ka lëshuar një njoftim zyrtar për shtyp, përmes të cilit ka bërë të ditur se ka nisur procedura ligjore pas finales së Kupës së Kombeve të Afrikës ndaj Senegalit.

Marokenët kërkojnë “drejtësi”, pavarësisht se gjatë finales, sipas shumë vlerësimeve, ishte Senegali ai që u ndje i dëmtuar nga vendimet e gjyqtarit.

Kontestimi lidhet me një moment kyç të ndeshjes, kur Kombëtarja e Senegalit vendosi të largohej nga fusha pas akordimit të një penalltie. Megjithatë, jo të gjithë lojtarët senegalezë e braktisën ndeshjen dhe, pas rreth dhjetë minutash pritjeje, ata u rikthyen në fushë për të vazhduar lojën. Në fund, Senegali arriti të fitonte dhe të festonte titullin e kampionit të Afrikës.

“Federata Mbretërore Marokene e Futbollit njofton se do të fillojë procedura ligjore kundër CAF-it dhe FIFA-s në lidhje me tërheqjen e ekipit kombëtar senegalez nga finalja kundër Marokut dhe ngjarjet që pasuan vendimin e gjyqtarit për të akorduar një penallti, një vendim që të gjithë ekspertët e konsideruan të saktë.

Kjo situatë ndikoi ndjeshëm në rrjedhën normale të ndeshjes dhe në performancën e lojtarëve”, thuhet në deklaratë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb