Tom Cruise vazhdon të jetë i largët dhe mos të ketë komunikim me vajzën e tij, Suri Cruise.

“Page Six” raporton se ylli i “Mission: Impossible”, 60 vjeç, nuk e ka parë prej shumë kohësh 16-vjeçaren dhe nuk është pjesë e jetës së saj.

Ylli i filmit u bë baba me të dashurën e tij të atëhershme, Katie Holmes, në prill të vitit 2006, por pasi ish-çifti u nda në vitin 2011, dyshja babë-bijë u larguan gjithnjë e më shumë.

Tom pranoi në transkriptet e padisë së tij për shpifje në vitin 2012 kundër Bauer Media se ai nuk e kishte parë Surin për tre muaj pasi ai dhe Holmes u ndanë.

“Kur ka një divorc … gjërat ndryshojnë,” u tha ai avokatëve në 2013. “Nuk është një skenë ideale. Nuk është një situatë ideale.”

Tlli i “Top Gun” ka rrëfyer se lidhjet e tij me Scientologjinë kishin luajtur një rol kyç në arsyen pse ai u nda nga fëmija i tij.

Në vitin 2016, ky besim fetar i diskutueshëm u fajësua edhe një herë për mbajtjen larg të Surit nga Tom, sepse, sipas rregullave të saj, anëtarëve u ndalohet të shoqërohen me jobesimtarë. Meqenëse as Suri dhe as Holmes nuk ishin Scientologe, Tom thuhet se nuk mund të kishte një marrëdhënie me asnjërën.

Përveç dramës që përfshin të atin, Suri duket se jeton një jetë relativisht normale me nënën e saj në qytetin e New Yorkut. Ndër vite, ajo është fotografuar me të dhe miqtë e saj.

Në vitin 2017, Holmes foli për dëshirën e saj që t’i krijonte vajzës një fëmijëri “të qëndrueshme”. “Fëmija im është personi më i rëndësishëm për mua dhe edukimi i saj është i rëndësishëm. Është shumë e rëndësishme që unë të jem e pranishme dhe ajo të ketë një fëmijëri të qëndrueshme dhe të pafajshme. Ndihem shumë e bekuar që bëj atë që bëj, por nuk ka asgjë më të mirë në botë sesa të shikosh fëmijën tënd të ketë sukses.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb