Lideri i Partisë Demokristiane (CDU) dhe kancelari i ardhshëm i mundshëm Friedrich Merz do të takohet sonte në Paris me presidentin francez Emmanuel Macron , sipas raportimit të mediave gjermane.

Sipas tyre, Emmanuel Macron do të shtrojë një darkë për Friedrich Merz, me në fokus marrëdhënien e ardhshme franko-gjermane dhe qëndrimin e Evropës ndaj SHBA-së .

Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti francez i informoi krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian në një video-konferencë për vizitën e tij të fundit në Uashington dhe bisedimet e tij me presidentin amerikan Donald Trump.
Një samit i jashtëzakonshëm i BE-së do të mbahet më 6 mars për të marrë vendime për mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën dhe forcimin e mbrojtjes evropiane.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb