Në Programin e Drekës në News24 ishte e ftuar mësuesja e shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri” Erla Korumi e cila diskutoi për nisjen e vitit të ri shkollor, dhe për rregullat e reja që janë vendosur për mos lejimin e aparateve celularë gjatë orës së mësimit.
Ajo tha se marrëdhënia mësues prindër duhet të ketë bashkëpunim dhe se shkolla gjithmonë e ka zbatuar dorëzimin e telefonit nga ana e nxënësve.Korumi theksoi se telefoni nuk e ndihmon aspak nxënësin dhe se shumica e prindërve nuk janë në dijeni që ata kanë rrjete sociale. Sipas Korumit kodi i etikës është përmirësuar shumë dhe se figura e mësuesit është e respektuar, teksa thekson se kanë marrë edhe shumë feedback të mirë nga nxënësit e mirë.
“Marrëdhënia e mësues- prindër duhet të ketë bashkëpunim. Ne gjithmonë e kemi zbatuar dhe rregullin për dorëzimin e telefonit. Telefoni nuk e ndihmon nxënësin në shkollë. Mund të them se edhe shumica e prindërve nuk janë në dijeni që fëmijët e tyre kanë rrjete sociale. Ka penalitete për për përdorimin e telefonit në shkollë.
Kodi i etikës është përmirësuar shumë dhe janë zgjeruar edhe shumë nene. Për hir të së vërtetës figura e mësuesit është shumë e respektuar dhe kemi marrë shumë feedbek të mirë edhe nga nxënësit më të mirë”, tha Korumi
(BalkanWeb)
