Marrëdhëniet mes SHBA dhe Venezuelës duket se janë të tensionuara. Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro i ka dërguar një mesazh SHBA-së, duke thënë se “do të mbrojë çdo centimetër të territorit”.
Presioni i SHBA është përshkallëzuar për shkak të trafikut të drogës.
Presidenti Maduro është shfaqur i veshur me uniformë ushtarake, duke mbajtur në dorë edhe një shpatë.
“Ne duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë çdo centimetër të kësaj toke, nga kërcënimi apo agresioni. Atdheu është i shenjtë, atdheu duhet të respektohet”, tha ndër të tjera ai.
Këto deklarata vijnë ndërsa SHBA planifikon të nisë një seri të re operacionesh në rajonin më të gjerë të Venezuelës.
