Kryeministri hungarez, Viktor Orban, duket se ka dalë kundër SHBA-ve, duke thënë se nuk është e bashkuar dhe se ka imazhin e një vendi të ndarë me dallime të mëdha politike partiake.

“Amerika do të na detyrojë të shkojmë në luftë. Me të drejtë presim që SHBA-ja të marrë parasysh situatën e veçantë të Hungarisë. Ne ishim në anën e paqes dhe ja ku duam të qëndrojmë”, tha Orban.

Ai tha se nëse do të ketë një luftë botërore, ajo do të jetë bërthamore, duke paralajmëruar rrezikun e një përshkallëzimi të konfliktit në Ukrainë. Orban tha se situata në atë vend po përkeqësohet çdo javë, ndërsa rreziku i përshkallëzimit të luftës po rritet, shkruajnë mediat e huaja. Ai shtoi se raportet tregojnë se Britania po dërgon municione me uranium të varfëruar në frontin në Ukrainë, ndërsa Rusia po vendos armë taktike bërthamore në Bjellorusi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb