Analisti Tomë Gashi, në një lidhje të drejtpërdrejtë për News24, ka komentuar situatën pas zgjedhjeve në Kosovë dhe ndikimin e rezultateve në politikën e vendit.

Sipas Gashit, faktori kyç në këto zgjedhje ka qenë kontrolli i veriut të Kosovës, një territor me rëndësi strategjike. “Karta më e fortë që ka pasur Albin Kurti ka qenë veriu i Kosovës, pasi përfaqëson një territor shumë të rëndësishëm për vendin. Ai ka arritur të rikthejë sovranitetin e plotë në këtë zonë,” deklaroi ai.

Gjithashtu, Gashi theksoi se qeveria në largim ka qenë e suksesshme dhe nuk ka pasur përplasje me aleatët ndërkombëtarë. “Kurti nuk i ka cenuar marrëdhëniet me ndërkombëtarët, përkundrazi, SHBA ka miratuar së fundmi një marrëveshje për blerjen e armatimeve nga Kosova me vlerë rreth 700 milionë euro,” shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb