Partia Unioniste Demokratike (DUP) do të votojë kundër qeverisë së Irlandës së Veriut mbi marrëveshjen e re të ‘Windsor’ për Brexit.

Politikanët morën një vendim unanim për të hedhur poshtë planin e kryeministrit britanik, Rishi Sunak për marrëveshjet tregtare pas Brexit në Irlandën e Veriut.

“Marrëveshja nuk trajton disa nga problemet themelore tona aktuale. Mbeten fusha kyçe shqetësuese të cilat kërkojnë ripunime dhe ndryshime”, tha udhëheqësi i DUP, Sir Jeffrey Donaldson.

Donaldson nuk ka dhënë një verdikt përfundimtar mbi marrëveshjen, e cila u vulos nga Sunak dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen më 27 shkurt, duke thënë se partisë i duhej kohë për të studiuar marrëveshjen.

Detajet e legjislacionit të publikuar sot nga Britania, treguan se qeveria britanike mund të injorojë në rrethana të caktuar interesat dhe nevojat e asamblesë së Irlandës së Veriut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb