Në rubrikën “Opinion” në News24, u diskutua për marrëdhëniet politike mes Kosovës dhe Serbisë dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ledion Krisafi, ekspert për çështjet ndërkombëtare në një komunikim live u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shndërruar në një partner i pabesueshëm te ndërkombëtarët.

“Albin Kurti në syrin e Perëndimorëve është shndërruar në një partner të pabesueshëm. Krijoi një lloj provokimi që solli dhunën serbe. Problem I dytë lidhet me ndërkombëtarët në vetvete dhe ky është dështim i BE-së. Vuçiç flet për një fitore të Rusisë në Ukrainë, pra po pret të fitojë sa më shumë kohë që të jetë e mundur. SHBA-të dhe Perëndimi duhet të vendosin pikat mbi i. Kurti po del më keq siç ka qenë më parë dhe po nxjerr në pozitë më të mirë Vuçiçin. Kurti ka një mungesë pragmatizmi, një mungesë realizmi. Ajo që duhet të bëjmë të gjithë është të jemi më realist. E drejta është në anë të Kosovës, flas për luftën në 1999. Perëndimi ka ndryshuar qasjen ndaj Serbisë marrë shkasë nga lufta në Ukrainë. Era nuk po fryn në anën e Kosovës”, u shpreh Krisafi.

Ndërsa, Dritan Hoti, pedagog i marrëdhënieve ndërkombëtare, u shpreh se lufta në Ukrainë është një faktor ndikues i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ndërsa shtoi se nëse Rusia fiton luftën në Ukrainë, Beogradi ka pak gjasa të reformohet.

“Kosova nuk po vetë izolohet pasi është çështje etnike. Një ndër arsyet e luftës në Ukrainë janë psikozat ideologjike dhe politike të Rusisë. Nga ana tjetër kemi një gjykim nisur nga skemat e diplomacisë amerikanë dhe asaj Perëndimore. Kjo niset përtej perceptimeve të Kosovës dhe Serbisë. SHBA-të e shohin vonesën e Asociacionit si pengesë dhe herë pas herë shkaktohen mosmarrëveshje. Çështja e Kosovës dhe Serbisë, Asociacionit është një element kyç. Këto çështje nuk varet nga marrëdhëniet e dy vendeve, por nga interferenca e aktorëve të tjerë, Rusia, SHBA dhe deri diku Kina. Sidomos edhe lufta në Ukrainë, nëse Rusia përfiton 18% të territorit të Ukrainës, procesi do bëhet më i vështirë. Asociacioni i 10 komunave serbe mund të përdoret si një moment i turbullt”, u shpreh Hoti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb