Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me marrëveshjen Kurti-Vuçiç, teksa ka thënë se është një hap i vogël përpara në një rrugë të gjatë që nuk i dihet ende fundi në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij kjo hap një rrugë me shpresën se do ecet në këtë drejtim për të arritur një rezultat final në një të ardhme që nuk dihet kur do jetë.

Nga ana tjetër deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku ka deklaruar se kjo marrëveshje ishte një marrëdhënie e imponuar nga SHBA dhe BE që thanë lëreni ose merreni për të dy vendet. Ai shtoi se Albin Kurti ka marrë vendimin më të mirë duke e pranuar marrëveshjen dhe se refuzimi i saj do ishte fatal për Kosovën.

Çollaku vijoi më tej duke thënë se nëse Vuçiç e firmos do shkëpusë Serbinë nga kursi i antagonistit në Ballkan dhe nëse do njihet zyrtarisht Kosova, Serbia do jetë në BE.

Pjesë nga biseda:

Milo: Ishte një marrëveshje, nëse e quajmë të tillë, ishte një hap i vogël përpara në një rrugë të gjatë që nuk i dihet ende fundi në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo hap një trase me shpresën se do ecet në këtë drejtim për të arritur një rezultat final në një të ardhme që nuk dihet kur do jetë. Duhet të jemi realistë pa mohuar progresin e bërë për përmirësimin e klimës dhe atmosferës për të ecur përpara me shpresë. Në Kosovë ka debat për marrëveshjen, a mund të jetë detyruese apo jo një marrëveshje e tillë për palët, etj.

Çollaku: Nuk është sukses, por para se të analizojmë përmbajtjen apo problematikat e marrëveshjes, duhet të konceptojmë diçka të lënë pas dore. Kjo ishte një marrëdhënie e imponuar nga SHBA dhe BE që thanë lëreni ose merreni. Unë mendoj se Albin Kurti ka bërë gjënë më të mirë me gjithë sakrificat. Thënia JO kësaj marrëveshjeje do ishte fatale. Nuk e di nëse Vuçiç do e pranojë marrëveshjen përfundimisht, ka shqetësim se do tërhiqet. Nëse e firmos do jetë një akt që realisht do shkëpusë Serbinë nga kursi i antagonistit në Ballkan. Mungon njohja përfundimtare reciproke por është njohje de facto e Kosovës.

Asociacioni që të gjithë e kishim frikë dhe jam kundër tij ashtu si e kërkon Serbia, ka shumë gjasa të përfundojë në një shoqatë bashkish.

Milo: Nuk do ketë nënshkrim marrëveshjeje, u bë një dakordësim për të mos nënshkruar marrëveshjen.

Çollaku: A do e kalojë në parlamentin e Serbisë?

Milo: Këtu ka vend për diskutim, nëse do kalohet në parlamente

Çollaku: BE i ka thënë hapur Serbisë, nëse do njohësh Kosovën, do jesh edhe në BE.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: