I dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, do të udhëtojë për në Izrael të enjten për të “diskutuar hapat e mëtejshëm” në luftën në Gaza, tha një zyrtar amerikan të enjten.
Witkoff ka udhëhequr negociata indirekte midis lëvizjes islamike Hamas dhe Izraelit për një armëpushim në Gaza dhe pranoi dështimin e këtyre bisedimeve më 24 korrik.
Gjatë një udhëtimi në Skoci, Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha të hënën se një armëpushim në Gaza ishte “i mundur” dhe se “një zi e vërtetë buke” po përhapej në territoret palestineze.
Ai tha gjithashtu se pret që të ngrihen qendra shpërndarjeje ushqimi për të ushqyer më shumë njerëz në Gaza, ku ka filluar të përhapet zia e bukës.
(BalkanWeb)
