Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia e cilëson një mashtrim marrëveshjen e djeshme në Ankara për kurim falas të 100 pacientëve shqiptarë në Turqi.

Sipas Spahisë, ky është një mashtrim i Ramës pasi marrëveshja ekziston prej 1999 dhe thjesht sa i është bërë një rinovim formal. Madje Spahia thekson se në vitet 2010, 2011, 2012 ky numër është rritur.

Po ashtu Spahia denoncon se në vitin 2019 40 pacientëve shqiptarë ju pre mundësia për t’u kuruar në Turqi, dhe shteti i ndryshoi destinacionet e fondit për në Azerbajxhan  e vende të tjera.

 

 

STATUSI NGA BARDH SPAHIA

MASHTRIMI I EDI RAMES NE TURQI

“100 pacientë shqiptarë do të kurohen në Turqi”, ky ishte “suksesi” i një marrëveshje që u tha se u nënshkrua gjatë vizitës së Edi Ramës në Turqi!

Ky është mashtrimi i rradhës i Edi Ramës se vetëm këtë di të bëjë e mesa duket hallin e ka po aq të madh sa paturpësinë për të gënjyer kaq hapur.

Në fakt, “marrëveshja për kurimin e 100 pacientëve” është thjesht rinovim formal i asaj marrëveshje që funksionon prej vitit 1999 në Ministrinë e Shëndetësisë.

100 pacientë janë kuruar cdo vit prej vitit 1999 në Turqi. Madje gjatë vitit 2010, 2011 dhe 2012 falë bashkëpunimit e mirëkuptimit me palën turke numri i pacientëve shqiptarë të trajtuar në Turqi shkoi deri në rreth 130 në vit dhe 84 pacientë u kuruan në spitalet italiane. Madje 10-15 mjekë të rinj trajnoheshin cdo vit për traumat dhe emergjencat në Turqi.

Në 3 vitet e fundit, nën drejtimin e Ogertës, as edhe një mjek nuk u trajnua sic ka ndodhur tradicionalisht ndër vite.

Madje për shkak se dosjet e pacientëve mbahen në sirtarët e ministrisë për t’u verifikuar përkatësinë politike, 40 vende për trajtim shëndetësor u dogjën në vitin 2019, duke e detyruar palën turke që të ndryshonte destinacionin e fondit për kurim drejt Azerbajxhanit e vendeve të tjera. 40 të sëmurëve iu pre mundësia e kurimit falas në Turqi për shkak të paaftësisë e makutërisë!

Këto janë sjellje cnjerëzore, që tregojnë se si shëndeti i qytetarëve të këtij vendi shihet si mundësi për përfitime politike e monetare! Shtoji këtyre edhe talljen e mashtrimin publik si në rastin e rinovimit të marrëveshjes për 100 pacientë në vit, kjo është fytyra e qartë e Edi Ramës dhe e të zgjedhurve të vet: të paaftë, makutë e të paturp deri në palcë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb