Deputeti i PD-së Dashamir Shehi tha se marrëveshja për pensionet me Italinë është shumë e rëndësishme për shqiptarët që jetojnë e punojnë në shtetin fqinj.

Shehu theksoi se Italia tregon dhe njëherë se është një vend mik e dashamirës ndaj Shqipërisë. Sipas tij, duhen bërë përpjekje maksimale që të lidhen marrëveshje për pensione edhe me vende të zhvilluara europiane, që shqiptarët e regjistruar atje të përfitojnë pensione.

Dashamir Shehi: Në Itali ka 480 mijë shqiptarë së paku që janë të regjistruar. Marrëveshja për pensionet me Italinë është shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Është gjë shumë e mirë për shqiptarët që e përfitojnë. Italia tregon dhe njëherë se është një vend dashamirës. Kur reforma e pensioneve do të zbatohet pas një viti, do të dalin edhe disa probleme. Shpresoj që të bëhen marrëveshje edhe me shtetet e mëdha, ku punojnë shqiptarët. Të shikojmë edhe situatën e pensionistëve në Shqipëri, që janë në gjendjen më të keqe të mundshme. Pensionistët mezi mbijetojnë sot.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb