Kreu i “Mundësia”, Agron Shehaj deklaroi se marrëveshja e veprimit për Planin e Paqes, që po votohet në Parlament, po përdoret në mënyrë të gabuar për të shmangur përgjegjësinë e qeverisë dhe zyrtarëve të lartë nga skandali Balluku.

Ai shtoi se përdorimi i kësaj marrëveshjeje për të shmangur drejtësinë është i papranueshëm dhe cenon besimin në institucionet e shtetit.

“Kjo vlen edhe për qeverinë. Kjo urgjencë e madhe, për të cilën jemi dakord, do të votohet nga 90% e Parlamentit. Por pse po përdoret kjo marrëveshje, kjo ftesë gjoja për Ramën, por që në fakt është për Shqipërinë, për t’i shpëtuar drejtësisë?

Kjo po përdoret për të shantazhuar dhe ndikuar një vendim historik të Gjykatës Kushtetuese sot, e cila duhet të vendosë nëse një pushtetare, zv.kryeministrja apo çdo ministre, nëse kapet duke vjedhur fondet e shqiptarëve, duhet të pezullohet nga detyra.

Mos vallë kjo po përdoret për t’i shpëtuar drejtësisë?”, tha Shehaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: