Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas ratifikimit të marrëveshjes me Kanadanë për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë.

Rama shprehet se tashmë kjo marrëveshje e cila hyn në fuqi më 1 gusht, u jep të të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet.

Statusi:

“SUPERLAJM

Kanadaja përfundoi procedurat e brendshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë

Kjo marrëveshje, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet”, shkruan Rama.

Rama

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: