Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Malaj ka komentuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 marrëveshjet e nënshkruara në Shkup mes Ramës, Vuçiç e Zaevit për eleminimin e vonesave në kufi nga 2023, lejet e punës dhe lëvizjen e lirë të mallrave.

Malaj thotë se çdo hap i hedhur është pozitiv, por ai shpreson që marrëveshjet të mos përdoren vetëm për marketing si më parë, por të implementohen.

Ai thekson se është gabim që nga ky vizion janë lënë jashtë vende të tjera të rajonit si Kosova, Mali i Zi apo Bosnje dhe Hercegovina.

Në këtë aspekt, Malaj dyshon se Rama-Vuçiç kanë një axhendë personale për të dhënë përshtypjen se vetëm dialogu Kosovë-Serbi çliron Ballkanin, teksa paralajmëron se më i humburi do të dalë Zaev.

MALAJ: Çdo hapur i hedhur në këtë drejtim është pozitiv, por në historinë e e BE ky më duket më shumë marketing, se sa orientimi drejt një paqeje të qëndrueshme.

Përjashtimi nga konferenca apo ky vision, edhe Kurti e ka vizionin që Kosova të integrohet, e ka idenë që duhen rrëzuar barrierat. Këndvështriemt janë të ndryshme. Nuk është përfshirë as Bosnja. As Kosova, që janë përgjakur. Është vetëm Maqedonia e Veriut, bëri një dalje më të butë. Atëhere lënia jashtë e një kontributi konkret, Kosovës, Bosnjes dhe Malit të Zi, por Rama dhe Vuçiç kanë axhendë personale duke nënvlerësuar liderët e këtyre vendeve. E dëmtojnë procesin. Janë ato që kanë ushqyer konfliktin, bindjen fetare, nacionalizmit. Nuk ndihem mirë, jam studiues i integrimit europian, kam firmosur 31 marrëveshje në qeverinë Nano. Ne vuajmë nga inflacioni i marrëveshjeve, jemi bazuar më shumë tek marketingu sesa implementimi. I mbani mend takimet e bujshme me skenografi Shqipëri-Kosovë, me numër kontratash, marrëveshjesh, do ju japim portin.

Është një fëmijë i lindur, i pazoti për të ecur. Ideja që do bëjnë 3 vende, mirë Rama e Vuçiç që mendojnë se Ballkanin do e zgjidhë marrëveshja Kosovë-Serbi, por Zaev ku e sheh përfitimin. Ne do të shikojmë në kohët e ardhshme që pozita e Zaevit do të jetë më e vështirë, ku direkt apo indirekt

Mbështes qëndrimin e Kurtit që nuk ka ftesë. Reagimi i Ramës është jo vetëm i padshirueshëm, por Kurti ka të drejtë të thtoë që ka ftesë. Kjo nuk është si metafora që Rama po bën dasmën e s’po vjen nusja. Problemi është i atij që bën dasmën, jo nuses.

PYETJA: Çfarë përfitime ekonomike kemi?

MALAJ: Energjia është e para. Serbia bllokoi për disa vite lidhjen Shqipëri-Kosovë. Serbia nuk ka treguar një vullnet për të hapur Ballkanin, ka ruajtur interesat e veta. Mezi u zgjidh megjithato ndërhyrje. E dyta hekurudha. Nuk e di që studimet e fizibilitetit të argumentojnë se hekurudhat do të ndihmojnë vendet e Ballkanit. Ne kemi lehtësuar bashkëpunimin, hekurudhat deri në pikën limit të Shqipërisë është rindërtuar disa vite më parë nëpërmjet ushtrisë italiane. Hekurudha e Shkodrës patjetër të lidhet me atë të Malit të Zi, të Beogradit. Por a do financohet, deri tani edhe pse u lodh Merkel për ti bindur liderët e Ballkanit të gjenin projekte me impakte më shumë se në dy vende, e dimë që rezultatet janë minimale.

Doxhitalizimi edhe tani aps pandemisë, janë mbledhur gjithë ekspertët më të mirë të botës, mirë pandeminë do e kalojmë, po çfarë ekonomie do ndërtojmë. E para ekonomia e gjelbër, më pas dixhitalizimi. Lehtësohet komunikimi i një tregu më të madh. E treta besoj hekurudha. Por dueht bashkëpunim.

Duhet ta njihni historinë. Janë firmosur marrëveshjet. Por luftërat tregtare më të shpeshta kanë qenë mes shqiptarëve dhe Kosovës, se përdoren barrierat, pagesat. Në historinë e BE nga 4 liritë themelore e fundit është hapur tregu i punës. Shpresojmë për më shumë realitete se sa skenografi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb