Humbja përballë Atletiko Madrid në finale të Uefa Europa League, duket se nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve francezë të Marsejës.
Rezultati 3-0 bëri që tifozët e Marsejës të bëheshin të dhunshëm, duke shkatërruar dyqane e duke i vënë zjarrin koshave të plehrave.
Sapo arbitri i ra bilbilit, marsejezët u hodhën në rrugë për të shkaktuar rrëmujë. Menjëherë reagoi policia duke arrestuar disa prej tyre.
Atletico Madrid u shpall kampionia e “Europa League” për sezonin 2017-2018. Klubi spanjoll ka mposhtur në finale Marseille me rezultatin e thellë 3-0 falë ‘dopietës’ së Antoine Griezman dhe Gabi-t.













(e.f/BalkanWeb)
