95 ditë në shesh. 95 ditë rezistencë, qëndresë kundër të gjithë klasës së vjetër politike. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Me thirrjet “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama jepe dorëheqjen”, ka vijuar edhe marshimi në rrugët e Tiranës.

Gjithashtu qytetarët kanë bërë thirrje edhe për lirimin e protestuesve të shoqëruar gjatë protestës së 94 pas tensioneve para Kryeministrisë.

“Arrestoni Ramën”, vijojnë thirrjet e qytetarëve.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb