Duhej të nisej nga Milano për në Bangladesh, ku një djalë 22 vjeçar e priste për tu bërë burri i saj.

Por ajo, 10 vjeç, ka arritur të shpëtojë nga fati i një fëmije nuse dhe ka shpëtuar falë nënës së saj, Malijka.
Gruaja, e cila kishte kohë që bënte sherr me bashkëshortin, për të evituar këtë fund për vajzën e saj, ka grisur pasaportën e saj dhe të së bijës. Më pas ka bërë denoncimin kundër bashkëshortit për keqtrajtime në familje dhe ka treguar historinë e saj në ‘Il Giorno’.

Gjykatësi ka dëgjuar dëshminë e vajzës, e cila ka konfirmuar që ka dëgjuar prindërit e saj të diskutonin për martesës e saj, që sipas të atit duhet të bëhet me patjetër.

Pas zënkave të vazhdueshme burri ka shkuar në polici dhe ka denoncuar zhdukjen e pasaportave dhe në konsullatën e Bangladeshit ka kërkuar një tjetër. Gruaja, që ka thënë që edhe është dhunuar nga bashkëshorti, tani është strehuar në shtëpinë e pritjes së bashku me vajzën e vogël.
Burri mohon gjithçka. Gruaja tregon historinë e saj të dhimbshme dhe mënyrën se si edhe ajo ishte martuar vite më parë. Me origjinë nga Bangladeshi, ku bënte punë shtëpiake, ajo ishte martuar me burrin e zgjedhur nga prindërit, i cili e kishte lënë shtatzënë, pas pak muajsh, pasi ai duhet të shkonte në Itali.

Burri ishte kthyer në Bangladesh pas 9 vitesh dhe kishte marrë gruan dhe vajzën me vete në Milano.
Aty, sipas asaj që tregon gruaja, bashkëshorti i mbante gruan dhe vajzën të mbyllura në shtëpi, dhe vajzën e detyronte të lexonte dhe të studionte Kuranin. Deri në momentin kur ishte bërë gati për ta kthyer në Bangladesh për ta martuar.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb