Trajneri i Teutës, Edi Martini ka komentuar fitoren 1-0 ndaj Tiranës (Superligë).
“Nuk janë rastësi gjithë ato Kupa, Superkupa dhe kampionate të fituara. E shohim njëri-tjetrin në sy dhe unë e di se çfarë vlerash kanë këta lojtarë. Tirana? Ka qenë një kohë tjetër atëherë, tani nuk duhet të fryhemi dhe të fluturojmë. Ne e kemi çdo ndeshje si një finale. Siç e shihni, Kastrioti mundi Vllazninë, Bylisi fitoi në transfertë ndaj Egnatias. Tani ne duhet vetëm që të ulim kokën. Unë nuk jam partizan i skemës 3-5-2, por duke parë se kishim pësuar shumë gola, duhej ta rregullonim diçka” – Tha ai.
(BalkanWeb)
