Nga: MARIGLEN MERTIRI*TIRANE- Megjithëse Ministria e Arsimit ishte e vendosur se alterteksti do të hiqej duke shkuar në unifikim. Është po ky dikaster i cili tërhiqet nga unifikimi teksteve duke lënë në fuqi altertekstin, por të kufizuar në jo më shumë se 3 variante.

Ndryshimet nga Ministria e Arsimit që i kanë shkuar Komisionit të Edukimit dhe Medias u bënë pas dëgjesave nga grupet e interesit të cilët në mas kundërshtuan unifikimin e tekstit duke mbështetur kufizimin e tij. Por përzgjedhja e këtyre teksteve do të bëhet me urdhër ministri dhe konkurimi do të jetë i hapur. Ndërsa tekstet shkollore do të sigurohen nga botues vendas ose të huaj dhe certifikimi do të bëhet nga ministria. Ky ndryshim bie në kundërshtim me udhëzimin e ministres për hartimin e teksteve të unifikuar i cili megjithëse antiligjor mban datën 11 maj dhe që për një muaj pritej të hartoheshin tekstet e reja duke shkelur cdo rregullore.
[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2015/05/Rregullimet-e-MAS-per-arsimin-parauniversitar.pdf” viewer=”google”]
Një tjetër tërheqje nga propozimi fillestar është edhe pjesmarrja e prindërve në komisionet për emërimin apo shkarkimin e mësuesve. Në projketligjin fillesatr këtë kompetencë e kishte vetëm drejtori i shkollës. Po ky ndryshim i jep kompetenca prindërve që të propozojnë edhe shkarkimin e mësuesve dhe më pas marin miratimin e drejtorit të shkollës. Në projketligj nuk thuhet qartë se kush prindër do të marrin pjesë ne komisione, shoqata e prindërve apo bordi i prindërve. Ndërkohë që në Komisionin parlamentar të Medias vijon debati për këtë projketligj tyë rëndësishëm për sistemin arsimor parauniversitar.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb