Kryetari i PD, Sali Berisha u paraqit në SPAK rreth orës 10.00 të kësaj të hëne.

Lideri i opozitës mbërriti në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje, të caktuar nga GJKKO.

Berisha u prit në hyrje të SPAK nga mbështetës të tij dhe simpatizantë të PD.

Herën e fundit që Berisha ishte në SPAK, të hënën e parë të majit, kreu i PD hodhi akuza në drejtim të Prokurorisë së Posaçme dhe gjyqtares Irena Gjoka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb