Greqia pritet të ndalojë aksesin në mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç. Ky zhvillim vjen në një kohë kur gjithnjë e më shumë vende evropiane po shqyrtojnë masa më të rrepta për të mbrojtur të miturit nga platformat dixhitale.

Spanja ishte një nga vendet që njoftoi planet për të ndaluar përdorimin e mediave sociale për personat nën 16 vjeç, ndërkohë që promovoi edhe rregullore që do t’i bënte drejtuesit e kompanive të mediave sociale personalisht përgjegjës për gjuhën e urrejtjes në platformat e tyre.

Kujtohet se çështja e ” moshës së moshës së rritur dixhitale ” është vënë në qendër të debatit evropian, pas iniciativës së shpallur disa muaj më parë nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis .

Ai më herët kishte deklaruar se Greqia po shqyrton ndalimin e përdorimit të mediave sociale për personat deri në 16 vjeç, duke ndjekur modelin australian.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb