Masat e reja kufizuese që do të hyjnë në fuqi nga 16 gushti për të ndaluar hyrjen e të pavaksinuarve nëpër objekte gastronomike dhe hotele, mund të bëjnë që shumë qytetarë të humbin vendin e punës në Maqedoninë e Veriut.

Shumë biznese private i paralajmërojnë punëtorët e tyre që të vaksinohen sa më shpejt në mënyrë që të mos përhapet lloji i ri i Delta.

Sa vjen e ngushtohet rrethi i lëvizjes së lirë për qytetarët që akoma nuk janë imunizuar kundër virusit korona, por ende nuk ka vendim që ndalon hyrjen e të pavaksinuarve në institucionet publike apo firmat private.

 

Ndërkaq nga Dhoma Ekonomike Veri-Perëndimore e Maqedonisë thonë se kompanitë mund t’u kërkojnë por jo edhe t’i detyrojnë punëtorët që të vaksinohen. Lidhur me paraqitjen e llojeve të reja të virusit dhe shtrëngimi i masave sipas Dhomës Ekonomike lë edhe bizneset në pasiguri me rrjedhojën e pandemisë dhe sugjerojnë të ketë kontrolle të shtuara.

 

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb