Tre javë pasi në lumin e Mërturit në Tropojë nisën punimet për ndërtimin e tre pritave malore, duke devijuar rrjedhën e lumit, rreth 300 banorë të krahinës së Nikaj-Mërturit, bashkë me aktivistë mjedisorë protestuan kundër projektit të Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare që sipas tyre po bëhet pa transparencë. Banorët thonë se projekti nisi zbatimin pa asnjë konsultim paraprak me ta dhe pa vendosur asnjë tabelë informuese mbi natyrën e punimeve.

Përgjatë 3 javëve, ekskavatorët kanë gërryer më shumë se 1 km të shtratit të lumit të Mërturit, ndaj ambientalistët ngrenë alarmin se ndërtimi i këtyre digave në rrjedhën e lumit rrezikon tjetërsimin dhe dëmtimin e pakthyeshëm të shtratit të tij.

Krahina e Nikaj-Mërturit gëzon statusin e Parkut Natyror Rajonal që prej vitit 2014, ndërsa si masë paraprake për të shmangur përplasjen me banorët, ekskavatorët u larguan nga zona. Banorët shprehen të vendosur se nuk do t’i ndalin protestat derisa projekti të anulohet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb